Parashikimi i motit për ditën e martë: Reshje e ngrica

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Pritet mot i kthjellët me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të përqendrohen në relievet malore, kryesisht në lindje të territorit, pas orëve të mesditës.

Pas orëve të mesditës, pritet të ketë reshje të dobëta dhe lokale shiu në zonat lindore dhe përgjatë vijës bregdetare. Në relievet malore verilindore, lindore dhe juglindore, parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës.

Gjithashtu, pritet prezenca e ngricave në akset rrugore, sidomos në zonat malore.

Scroll to Top