Parashikimi i motit për ditën e mërkurë
Diten e mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Priten reshje shiu të herë pas herëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në Alpe dhe në malet e verilindjes, parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare 8 metra në sekondë. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era mund të arrijë shpejtësi deri në 18 metra në sekondë.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.
