Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare.
Mjegulla ose mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.
