Parashikimi i motit: Shiu lokal dhe ere e lehtë sot

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të karakterizohet nga alternime të vranësirave mesatare deri të dendura me kthjellime. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe me karakter lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht, përgjatë zonave malore, priten shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut. Shpejtësia mesatare e erës do të jetë rreth 6 m/s. Përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Scroll to Top