Parashikimi i motit sot: Vranësira, shi i lehtë dhe erë veriu

Parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të karakterizohet nga ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme mbi vendin tonë.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Priten reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës, kryesisht në jug të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me një shpejtësi mesatare deri në 7 metra në sekondë.

Valëzimi në Detin Adriatik dhe Detin Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Scroll to Top