Parashikimi i motit për sot: Temperaturat ulen deri në -6 gradë Celsius
Sot, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, si dhe reshje mesatare në Dibër. Në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan parashikohen reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshje të dobëta. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
Në veri, lindje dhe juglindje, në lartësitë mbi 300 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të jenë si më poshtë:
- Në vendet e ulëta: nga -2 deri në 9 gradë Celsius.
- Në vendet malore: nga -6 deri në 6 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.
