Temperatura deri në -4 gradë, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët, me alternime të vranësirave mesatare deri të dendura, të përqendruara kryesisht në relievet malore në lindje të territorit, pas orëve të mesditës.
Reshje të dobëta dhe lokale shiu priten në lindje dhe përgjatë vijës bregdetare pas orëve të mesditës. Në relievet malore verilindore, lindore dhe juglindore, parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht të ulët, në formën e flokëve të borës. Do të ketë prezencë ngricash në akset rrugore, sidomos në zonat malore.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të ketë shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.
