Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

Parashikimi i motit: Vranësira mesatare dhe reshje shiu të herëpashershme

Të premten, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët, do të ketë fillimisht në jug. Gradualisht, pas mesditës, reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites, reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar. Hera-herë do të ketë shtrëngata afatshkurtra.

Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje, ka reshje bore me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim nga kuadranti verior, me shpejtësi mesatare deri në 8 metra në sekondë. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era fiton shpejtësi deri në 12 metra në sekondë.

Scroll to Top