Parashikimi i motit për ditën e premte
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 6 m/sek. Kjo erë hera-herës në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi deri në 14 m/sek.
Deti do të jetë me valëzime forcë 1-3 ballë.
