Parashikimi i motit për këtë të enjte: Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu
Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët.
Gjatë ditës, reshjet e shiut pritet të jenë prezente lokalisht në veriperëndim dhe në jug të vendit, me intensitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.
