Parashikimi i motit për ditën e enjte
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në zonat malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në bregdet dhe lugina, era hera-herës mund të arrijë deri në 15 m/s.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 2-3 ballë.
