PD çon në Kushtetuese zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Shabani Avokat i Popullit / Grupi Parlamentar i PD: Do ta çojmë në Kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat të Popullit, e kryer nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Partisë Demokratike, argumenti kryesor për këtë vendim është se zgjedhja e Avokatit të Popullit është bërë duke shkelur procedurat parlamentare dhe duke keqpërdorur firmat e deputetëve të PD, të cilët i kishin tërhequr këto firma paraprakisht.

Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit në mbrëmjen e 11 dhjetorit, duke marrë 85 vota pro nga mazhoranca socialiste. Opozita nuk dha asnjë votë, pavarësisht se më parë deputetët e saj kishin firmosur kandidaturën e tij, por më pas u tërhoqën.

Partia Demokratike tërhoqi firmat për të gjithë gjashtë kandidatët e propozuar, përfshirë Aranita Brahajn, Besim Ndregjonën, Jola Hysajn, Tartar Bazajn, Adriana Kalaja dhe Endri Shabanin. Pretendimi i PD-së është se Partia Socialiste kërkon të marrë kontrollin e institucionit të Avokatit të Popullit, duke vendosur Shabanin në krye të tij.

Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, duke argumentuar se ata kishin dhënë vetëm firma mbështetjeje për disa kandidatë, por jo një propozim konkret. Megjithatë, kjo kërkesë u rrëzua me 77 vota të deputetëve socialistë në Parlament.

Scroll to Top