Partia Demokratike emëron Gjunkshin këshilltar për Sigurinë Kombëtare
Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit Sali Berisha. Vendimi, i cili është nënshkruar sot, bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike dhe hyn në fuqi menjëherë.
Ky veprim shihet si pjesë e përpjekjeve të PD-së për të forcuar kapacitetet profesionale dhe për të konsoliduar më tej strukturat e saj të brendshme.
Më herët, Gjunkshi ishte pjesë e një takimi drejtuar nga Ervin Salianji, ku u diskutua përditësimi dhe rinovimi i strukturave drejtuese të partisë.
