PD kërkon shkarkim Presidenti Begaj: Akuzat për tenderë e punësim

Partia Demokratike ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Sipas nënkryetarit të PD-së, Gazment Bardhit, Presidenti Begaj ka kryer disa shkelje, duke përfshirë ushtrimin e profesionit të mjekut në një klinikë private pas orarit të punës si kreu i shtetit, gjë që bie ndesh me ligjin.

Bardhi gjithashtu akuzoi Presidentin Begaj për konflikt interesi, duke pretenduar se ai i ka dhënë tendera një kompanie private ku punon i biri i tij 23-vjeçar, i cili rezulton i punësuar me një pagë të lartë, pavarësisht se ndodhet jashtë vendit për studime. Sipas PD-së, kjo situatë përbën një krim korrupsioni.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet.

Scroll to Top