PD, protestë kombëtare para Kryeministrisë më 22 dhjetor, zbulohet ora e tubimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot gjatë mbledhjes së Kryesisë organizimin e një proteste kombëtare që do të mbahet më 22 dhjetor në Tiranë. Tubimi do të fillojë në orën 17:00, para Kryeministrisë.
Kjo protestë shënon tubimin e parë kombëtar pas zgjedhjeve të 11 majit dhe vjen pas katër foltoreve të organizuara po para Kryeministrisë, të cilat u kritikuan për pjesëmarrje të ulët.
Një nga ata që i kritikoi këto foltore ishte anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji. Ai ndërkohë ka nisur takime me demokratët në terren, duke kërkuar rifreskimin e opozitës dhe hartimin e një veprimtari politike.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Sali Berisha deklaroi se protesta do të jetë e vetmja rrugë që do të ndjekë opozita. Ai i përcolli një mesazh, dukshëm edhe Salianjit, kur theksoi se çdo alternativë tjetër shërben si një mënyrë për të shuar reagimin opozitar përballë Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
