PD paralajmëron protesta të fuqishme pas Foltores

Pas Foltores, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së se opozita do të vijojë me protesta të fuqishme.

“Ndaj dhe ne, në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi,” u shpreh kreu i PD-së.

Duke iu referuar abuzimeve me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kundërshtimit të kryeministrit Rama ndaj vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Ballukut nga detyra, Berisha shtoi se ka ardhur koha që opozita të organizojë protesta të fuqishme.

Sali Berisha deklaroi: “Ku ja heq Rama imunitetin Belinda Ballukut? Ky më parë rrëzon mandatin e tij se sa i heq imunitetin asaj, sepse ajo bëhet e penduar fill. Ajo është një, mos e pyet, një shtet të tërë te këmbët e veta e ka në mënyrën më të paimagjinueshme… Ndaj dhe ne, në një dialog intensiv me shqiptarët, duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vend.”

Scroll to Top