PD: PS redukton kërkesën për dënimin e 10 deputetëve

PS “tërhiqet” nga ndëshkimi për 19 deputetë të PD! Masa vetëm për 10 demokratë

Partia Socialiste ka vendosur të reduktojë kërkesën e saj për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike nga mbledhjet e Kuvendit. Nga 29 ligjvënës të përfshirë fillimisht, PS kërkon tani masa vetëm për 10 prej tyre.

Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua kjo çështje, mazhoranca pretendoi se deputetët e opozitës kanë ushtruar dhunë gjatë seancës plenare. Sipas propozimit të kryetarit të Sekretariatit, Ulsi Manja, nuk do të ketë përjashtime me 10 ditë, ndërsa për 10 deputetët e mbetur PS ka kërkuar që përjashtimi të variojë nga 30 deri në 60 ditë.

Scroll to Top