PD rrëzon kërkesë për shkarkimin e Presidentit: çështje kushtetuese

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit

Partia Demokratike pretendon se Presidenti Begaj ka kryer shkelje të rënda kushtetuese, duke u bazuar në disa dekrete të tij, disa prej të cilave janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, si dhe në marrjen e përfitimeve në konflikte interesi. PD akuzon gjithashtu presidentin për njëanshmëri politike gjatë ushtrimit të detyrës dhe për dështimin për të ruajtur rolin e tij si “uniteti i Kombit”.

Procedura parlamentare parashikon ngritjen e një komisioni hetimor, i cili në përfundim të shqyrtimit dërgon një raport në Gjykatën Kushtetuese, organ ky që vendos për shkarkimin e Presidentit. Megjithatë, socialistët kanë argumentuar vetë antikushtetueshmërinë e pretendimeve të opozitës, duke i cilësuar si të pabazuara shkeljet e pretenduara.

Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, deklaroi se Presidenti nuk mund të gjykohet për nxjerrjen e dekreteve, pasi kjo është kompetencë e tij kushtetuese, dhe se rastet e shkarkimit të një presidenti janë parashikuar qartë në Kushtetutë. Duke cituar dispozitat kushtetuese, Manja theksoi se këto raste lidhen vetëm kur Presidenti cënon vlerat themelore kushtetuese me pasoja reale në jetën publike, kur dëmi kushtetues është i pakthyeshëm dhe shkelja është kryer me faj dhe pa pendim.

Një nga shkeljet ku bazohej kërkesa e PD-së lidhej me dekretin për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Manja e cilësoi si “absurd juridik” pretendimin që presidenti të konsultohet me Gjykatën Kushtetuese para shpalljes së një dekreti, duke pasur parasysh se Gjykata Kushtetuese kishte pranuar ankesën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj kundër shkarkimit të tij nga qeveria.

Relatorja e çështjes, Aulona Bylykbashi, argumentoi se ngritja e komisionit hetimor për këtë kërkesë do të krijonte një “precedent të rrezikshëm që cënon garancinë juridike”.

Demokratët argumentuan se duhej të niste procedura parlamentare dhe të lihej në diskrecionin e gjykatës vendimi përse përbënin shkak për shkarkim shkeljet e pretenduara. Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi, theksoi se nëse gjithçka vendoset në nivelin aktual, nuk do të ketë kurrë mundësi për përdorimin e instrumenteve ligjorë në dispozicion.

Kërkesa e PD-së denoncon gjithashtu “një konflikt permanent interesi” të Presidentit për përfitime personale të tij dhe të birit, në kundërshtim me Kushtetutën. PD thekson se Neni 89 i Kushtetutës ndalon Presidentin të mbajë detyra të tjera publike, të jetë anëtar partie ose të kryejë veprimtari private. Pavarësisht këtij detyrimi, Presidenti Begaj ka deklaruar në ILDKPKI interesa të tjera private. Në deklarimet e viteve 2022 dhe 2023, Begaj ka deklaruar të ardhura nga spitali privat “Acibadem” në Tiranë në vlerën totale prej 4398 eurosh dhe nga Akademia e Forcave të Armatosura 252,130 lekë. PD pretendon gjithashtu se Presidenti ka kultivuar një lidhje konflikti interesi me kompaninë ku ishte punësuar i biri, Klajdi Begaj, i cili përfiton rreth 30 mijë euro vjetore nga kompania e sigurimeve ANSIG sh.a. Presidenca ka kontraktuar këtë kompani për polica sigurimi shëndeti dhe automjetesh me një vlerë totale prej 1.3 milionë lekësh gjatë viteve 2022-2025.

PD pretendon se Begaj ka dekretuar antikushtetueshmërisht ligjin për komisionet hetimore, ka emëruar një ministre virtuale “Diella”, ka refuzuar të ndalojë përfshirjen e trupit diplomatik në fushatë elektorale dhe ka ndërhyrë në administrimin e procesit zgjedhor përmes kabinetit të tij. Pretendimi i fundit lidhet me faktin se këshilltari ligjor i Presidentit, Ilir Rusmali, është njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ.

Scroll to Top