Zbulohen detajet: Çfarë po planifikon Partia Demokratike sot për protestën te Kryeministria
Janë zbuluar detaje në lidhje me protestën e Partisë Demokratike (PD) të planifikuar për sot, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 para godinës së Kryeministrisë.
Sipas gazetarit Osman Stafa, protesta do të organizohet në formën e një platforme parlamentare, ku do të kenë mundësi të flasin drejtuesit e PD-së, deputetë si dhe qytetarë.
Raportohet se tubimi pritet të zgjasë rreth dy orë, ndërsa forma e tij ngjasojmë me atë të protestave të zhvilluara para bashkisë së Tiranës muaj më parë.
Ndërkohë, autoritetet kanë marrë masa paraprake duke vendosur përforcime në hyrjet e Kryeministrisë dhe në strukturat brenda godinës.
PD nuk është angazhuar për një protestë masive në kryeqytet në këtë moment, por synon protesta të qëndrueshme dhe të zgjatura në kohë, ndërkohë që përgatitet edhe për një protestë kombëtare masive.
