PD voton komisione të reja, Berisha shpjegon arsyet

Berisha: Paqartësi për zgjedhje të lira me Ramën, por votuam për dy arsye

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat sot për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare: atij për Reformën Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpjegoi se PD mori këtë vendim për dy arsye kryesore.

“Pranuam ngritjen e komisioneve për dy arsye. Së pari, për t’i kthyer në ligj një sërë rekomandimesh të ODIHR, edhe pse deklarojmë se shqiptarët absolutisht nuk do të votojnë të lirë me Edi Ramën në pushtet. Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë që cenonte standardet e barazisë. Do të bëjmë çmos që këto padrejtësi të anulohen,” tha Berisha.

Scroll to Top