Pengmarrja dhe dhunimi i 32-vjeçarit në Devoll: Zbardhet dinamika e ngjarjes
Policia e Devollit ka zbardhur dinamikën e pengmarrjes së 32-vjeçarit Ilir Topçiu, ngjarje e ndodhur më 30 tetor në fshatin Vishiocë të Devollit. Lidhur me këtë ngjarje, janë arrestuar tre persona: Alti Nallbati (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.
Ata akuzohen se, për motive të dobëta, kanë marrë me forcë 32-vjeçarin nga banesa e tij. Viktima, i cili ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, është kërcënuar me jetë dhe i është ushtruar dhunë fizike.
Sipas hetimeve, të arrestuarit e kanë dërguar 32-vjeçarin në një biznes privat, ku është keqtrajtuar. Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
