Përmbytje dramatike në Sarandë: Lumi Bistricë vërshon

Pamje dramatike vijnë nga fshati Metoq në bashkinë Sarandë, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Lumi Bistricë ka vërshuar edhe në zonën e Palit, pranë urës së Metoqit, duke përmbytur magazina bujqësore dhe disa banesa. Dëmet materiale vlerësohen si shumë të mëdha.

Siç duket edhe nga pamjet, disa banesa janë përmbytur, ndërsa bagëtitë janë në rrezik. Forcat e ushtrisë po përpiqen t’i shpëtojnë ato duke evakuar delet me gomone.

Scroll to Top