Reshje intensive shiu, përmbytet lagjja “Beslidhja” në Lezhë
Lagjja “Besëlidhja” në Lezhë është përmbytur sërish gjatë natës si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë zonën. Uji ka arritur disa centimetra lartësi, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve në rrugët kryesore të lagjes.
Kjo është hera e dytë brenda 10 ditëve që lagjja “Besëlidhja” përballet me përmbytje. Ngjarja shton shqetësimet e komunitetit lidhur me mungesën e infrastrukturës së duhur të drenazhimit dhe përballjen e vështirë me reshjet intensive.
