Përmbytje Shkodër: 550 Ha Tokë nën Ujë, Situata Monitorohet

Ministria e Mbrojtjes: 550 hektarë tokë në Shkodër, të përmbytura

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit lidhur me situatën e përmbytjeve në vend. Qarku Shkodër vijon të jetë një nga zonat më të prekura.

Në Bashkinë Shkodër, zonat e Obotit dhe Dajçit po përballen me rritje të nivelit të ujit, si pasojë e prurjeve të lumenjve Buna dhe Drin, si dhe rritjes së nivelit të liqenit. Rreth 500 hektarë tokë bujqësore mbeten nën ujë, kryesisht në fshatin Obot dhe njësinë administrative Ana e Malit.

Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore ka prezencë uji deri në 120 cm, duke izoluar pjesërisht zonën. Në njësinë administrative Dajç, veçanërisht në zonën Urrelat–Shirq, uji ka dalë nga kanalet kulluese, duke zgjeruar sipërfaqet e përmbytura.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në disa zona ka nisur tërheqja graduale e ujit.

Scroll to Top