Përmbytjet shkatërrojnë rrobaqepësinë në Durrës: Nënë e tre fëmijëve humb gjithçka

Përmbytjet në Durrës: Pronarja e një rrobaqepësie shpreh dëshpërimin: “Ushqeja 3 fëmijë me këto makina”

Përmbytjet kanë shkatërruar një rrobaqepësi në zonën e Plazhit në Durrës. Siç shihet edhe në pamje, uji ka dëmtuar rëndë makineritë dhe gjithçka tjetër në biznes.

Lidhur me situatën e rëndë, pronarja e biznesit, një nënë e tre fëmijëve, u shpreh se gjithçka që kishte, iu shkatërrua nga përmbytjet. Ajo tha se inspektorët e bashkisë kishin pohuar se dëmet do të llogariteshin vetëm për orenditë dhe elektroshtëpiaket, jo për ato të biznesit.

“Unë jam nënë e vetme që ushqeja 3 fëmijë me këto makina qepëse. Nuk kisha ndihmë nga shteti apo babai i fëmijëve për këto 3 vite. Qep dhe pastroj nëpër shtëpi. Tani nuk kam asgjë më!”, tha ajo.

Scroll to Top