(VIDEO) Përplasje e re mes policisë dhe Adriatik Lapajt me protestuesit
Në Kryeministri kanë vijuar sërish përplasjet mes Adriatik Lapajt, mbështetësve të tij dhe policisë. Shkak për këtë situatë u bë vendosja e një gardhi metalik nga forcat e policisë në fillim të trotuarit, duke i larguar nga ky hapësirë Lapajn dhe mbështetësit e tij, të cilët prej disa ditësh po protestonin në shesh.
Në video dëgjohen thirrje të protestuesve drejtuar policëve, të cilët pyesin: “Çfarë po bëni? A jeni normal?”. Vetë Adriatik Lapaj shprehet se forcat e rendit synojnë largimin e tij dhe të mbështetësve nga sheshi, duke iu mohuar kështu të drejtën e protestës.
Gjithashtu, Lapaj akuzon policinë për dhunë ndaj një protestuesi dhe kërkon ndërhyrjen e ambulancës.
Vendosja e gardhit metalik erdhi pas lajmit se një tjetër protestë, ajo e organizuar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha e njohur si “Foltorja”, do të zhvillohej në orën 18:00 në sheshin para Kryeministrisë.
Lapaj dhe protestuesit kundërshtuan vendosjen e gardhit, duke u përplasur me policinë.
