Bruksel, dron mbi Aeroportin e Brukselit dhe Liège, pezullohen fluturimet
Trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Brukselit është pezulluar përkohësisht për shkak të raportimit të një droni në hapësirën ajrore të aeroportit. Lajmin e kanë konfirmuar mediat belge.
Mbyllja e trafikut ajror ndodhi pak pas orës 20:00. “Pak para orës 20:00, u raportua një dron mbi territorin e aeroportit”, ka deklaruar Kurt Verwilligen, zëdhënës i Skeyes. “Për arsye sigurie, i gjithë trafiku ajror është pezulluar përkohësisht”, ka shtuar ai.
Disa aeroplanë që kishin destinacion Zaventem u detyruan të devijoheshin, kryesisht drejt Aeroportit të Liège-it.
