Mati kryeson daljen në votime, të fundit janë bashkitë e tjera.
Më shumë se 2 orë pas hapjes së qendrave të votimit në pesë bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet, janë publikuar edhe rezultatet e para të pjesëmarrjes.
Deri më tani, dalja më e lartë është regjistruar në bashkinë e Matit me 6.06%. Pas saj vjen bashkia e Tepelenës me 4.46%, e ndjekur nga Cërriku me 3.23%.
Bashkitë me pjesëmarrjen më të ulët janë Berati me 2.42% dhe Vlora me 1.4%.
Mesatarja e pjesëmarrjes në të gjitha bashkitë është 2.34%. Të dhënat tregojnë një pjesëmarrje mjaft të ulët.
Më poshtë janë tabelat e pjesëmarrjes sipas moshës, të publikuara nga KQZ.
