Pjesëmarrje shumë e ulët e votuesve në zgjedhjet për 5 bashki
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet për pesë kryebashkiakë në Mat, Tepelenë, Vlorë, Berat dhe Cërrik.
Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 15:00 ishte 16.08%. Sipas bashkive, të dhënat janë si më poshtë:
- Berat: 16.7% (3398 votues nga 82,161 votues të regjistruar)
- Vlorë: 10.68% (5582 votues nga 171,895 votues të regjistruar)
- Cërrik: 21.39% (1524 votues nga 38,724 votues të regjistruar)
- Mat: 35.32% (3278 votues nga 29,092 votues të regjistruar)
- Tepelenë: 28.74% (1151 votues nga 12,667 votues të regjistruar)
