Plagosje anëtarësh të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA: Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën nga armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare janë plagosur nga armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Farragut West, në qendër të Uashingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, njëri prej të plagosurve është qëlluar në kokë dhe gjendja e tij është kritike për jetën.

Forcat e policisë kanë rrethuar menjëherë zonën dhe po kryejnë hetime për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Po punohet gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Scroll to Top