Detaje nga plagosja në Kavajë: Autori goditi me thikë biznesmenin
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e ndodhur sot në Kavajë. Biznesmeni Artur Ligeja u sulmua me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili më pas u arrestua nga policia.
Ngjarja ka ndodhur brenda një prej bizneseve në pronësi të Ligejas, ku autori i kërkoi para. Pasi i refuzuan kërkesën, Velecia e goditi me thikë.
Burimet për mediat bëjnë me dije se Eri Velecia është i njohur si përdorues i lëndëve narkotike.
Policia vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
