Plagosje me thikë në Peqin, shpallen në kërkim dy persona
Policia e Peqinit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët dyshohet se kanë goditur me thikë një 36-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Viktima është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e dy personave të dyshuar si autorët e ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç. Dyshohet se këta persona janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. T., 36 vjeç, dhe gjatë këtij konflikti, shtetasi K. B. ka dëmtuar 36-vjeçarin me mjet prerës (thikë).
I dëmtuari po merr mjekim dhe gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasve F. B. dhe K. B.
