Polici shpëton burrë nga vetëvrasja në Ancona

VIDEO: “Nëse bie ti, bie edhe unë me ty” – Polici në Ancona shpëton një burrë që tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga shkëmbi

Një ngjarje me fund të lumtur ka ndodhur në Osimo, në provincën e Ankonës. Një burrë, i cili kishte ndërmend t’i jepte fund jetës së tij, u shpëtua nga një oficer i karabinierisë. Oficeri arriti të komunikonte me personin në rrezik dhe në fund e vendosi veten në rrezik për të parandaluar tragjedinë.

Ai lidhi duart me pranga me burrin që po tentonte të hidhej nga shkëmbi, duke i thënë se “nëse bie ti, bie edhe unë me ty”.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, më 19 prill, pranë portit turistik të Numanës. Gjithçka nisi me një telefonatë për ndihmë nga gruaja e burrit, e cila kishte marrë mesazhe në WhatsApp nga bashkëshorti i saj ku ai njoftonte planet për vetëvrasje. Ajo kontaktoi numrin e emergjencës 112 për të kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Duke folur me oficerët, gruaja e dëshpëruar shtoi se kishte dëgjuar zhurmën e dallgëve, duke sugjeruar se burri ndodhej pranë detit.

Scroll to Top