Policia e Shtetit ‘blindon’ Tiranën për ndeshjen Shqipëri-Angli

“`html

Ndeshja Shqipëri-Angli, Policia e Shtetit ‘blindon’ kryeqytetin të dielën

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli. Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.

Në kuadër të këtij plani janë marrë masa për:

  • Shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas.
  • Organizimin e shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrollin e territorit në të gjithë qytetin e Tiranës.
  • Kryerjen e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët.
  • Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës.
  • Menaxhimin e trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Për të garantuar sigurinë, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuardët dhe personeli i sigurisë), Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet edhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Anglisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, më datë 16 nëntor nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, siç janë:

  • Rruga “Papa Gjon Pali II”;
  • Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
  • Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;
  • Rruga “Themistokli Gërmenji”;
  • Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
  • Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
  • Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
  • Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
  • Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
  • Rruga “Skerdilajd Llagami”;
  • Rruga “Faik Konica”.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes së banderolave me përmbajtje, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të rrezikshme.

Me këtë rast, informohen shtetasit shqiptarë dhe të huaj se, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur kjo vepër pengon zhvillimin normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëz, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve gjatë një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale goditjen apo çdo veprim tjetër dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Hyrja në stadium e tifozëve dhe sportdashësve që kanë blerë biletë fillon në orën 15:00. Kërkohet mirëkuptimi i tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

“`

Scroll to Top