Policia Spanjolle Sekuestron Rekord 30 Tonë Kokainë

PAMJET/ Policia spanjolle sekuestron sasinë rekord prej 30 tonë kokainë, me vlerë 800 milionë euro

Pamjet e operacionit policor duken sikur kanë dalë drejt nga një film hollivudian. Janë shfaqur qese gjigante me kokainë të rreshtuara njëra pas tjetrës për rreth 100 metra.

Ky sekuestrim përbën një ngjarje historike: 30 tonë lëndë narkotike me një vlerë të vlerësuar në treg prej mbi 800 milionë eurosh.

Anija e mallrave me emrin “Argonian”, e cila lundronte me flamurin e Ishujve Komorian, ishte nisur nga Freetown, kryeqyteti i Sierra Leones, dhe po lundronte drejt Bengazit të Libisë.

Hetuesit dyshojnë se anija kishte planifikuar të transferonte drogën në anije më të vogla për të lehtësuar shpërndarjen në Evropë, pasi “shkarkimi i një vëllimi kaq të madh kokaine në Libi nuk ka shumë kuptim”.

Kur anija mbërriti në Ishujt Kanarie më 1 maj, autoritetet spanjolle nisën operacionin e tyre. Disa anije të “Guardia Civil” u nisën me shpejtësi drejt saj. Një helikopter ofroi mbështetje ajrore dhe filmuar ndërhyrjen.

Brenda anijes, droga nuk ishte fshehur. Një pjesë e saj ishte e mbushur me plot 1,200 qese kokaine.

Sipas Ministrit të Brendshëm spanjoll, ky ishte një operacion i paprecedentë.

“Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës në historinë e luftës kundër trafikimit të drogës në një operacion të vetëm,” deklaroi Fernando Grande-Marlaska.

Në bordin e anijes u gjetën gjithashtu disa pistoleta dhe pushkë automatike.

Me mbërritjen në Ishujt Kanarie, 23 anëtarët e ekuipazhit – 17 filipinas, 5 holandezë dhe 1 nga Surinami – u arrestuan të gjithë.

Scroll to Top