Prada njofton zyrtarisht blerjen e kompanisë rivale të modës Versace.
Prada, shtëpia italiane luksoze e modës, e themeluar në vitin 1913 në Milano nga Mario Prada, ka njoftuar zyrtarisht blerjen e kompanisë rivale të modës Versace. Më herët, marrëveshja u vlerësua në shumën prej 1,25 miliardë euro.
Prada, portofoli i së cilës përfshin gjithashtu kompanitë e modës Miu Miu dhe Church’s, ka blerë të gjitha aksionet e Versace të mbajtura nga kompania amerikane e veshjeve luksoze Capri Holdings, pasi mori të gjitha miratimet e nevojshme rregullatore.
Komisioni Evropian në Bruksel dha miratimin për blerjen e Versace në shtator. Çmimi i blerjes së kompanisë gjigante të modës Versace, e themeluar në vitin 1978, është nën 1,5 miliardë euro.
Prada, e cila daton që nga viti 1913, zbuloi zyrtarisht planet e saj për blerjen e Versace në prill, pas disa muajsh spekulimesh.
Sipas gazetës Corriere della Sera, ka pasur disa pengesa që duhej të kapërceheshin përpara se dy shtëpitë italiane të modës të bashkoheshin.
