Presidenti Sirian kundër Korrupsionit: Vëllai i mbyllur

Presidenti sirian jep “shembullin”: I mbyll zyrën vëllait për korrupsion

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, ka nisur një fushatë të paprecedentë kundër korrupsionit, duke filluar nga familja e tij. Sipas agjencisë Reuters, Sharaa ka urdhëruar mbylljen e zyrës së vëllait të tij të madh, Jamal, dhe ka kërkuar nga nëpunësit shtetërorë që zotërojnë makina luksoze të dorëzojnë çelësat ose të përballen me hetim për pasuri të pajustifikuar.

Gjatë një takimi të mbajtur më 30 gusht në bazën e tij të dikurshme në Idlib, presidenti u shpreh me ironi në lidhje me ata që mbërritën me makina luksoze: “S’kisha kuptuar që pagat e shtetit qenkan kaq të larta!”, tha ai, sipas burimeve.

Më pas, Sharaa mblodhi familjen e tij, përfshirë babain 79-vjeçar, duke i paralajmëruar të mos përdorin emrin e familjes për përfitime personale.

Ministria siriane e Informacionit konfirmoi mbylljen e zyrës së Jamal al-Sharaa, duke theksuar se “nuk ka asnjë funksion zyrtar dhe nuk lejohet të ushtrojë veprimtari tregtare”.

Scroll to Top