Reshje intensive shiu, problematika në disa lagje në Lezhë
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit të Lezhës.
Situata më problematike paraqitet në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra. Kjo ka vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.
Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve.
