Prokuroria merr masa ndaj CFO Pharma dhe FSDKSH

Prokuroria Lëshon Masa Sigurie për Administratorin e CFO Pharma dhe Punonjës të FSDKSH

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur tetë masa sigurimi ndaj disa personave dhe zyrtarëve të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Masat janë dhënë në kuadër të hetimeve për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Nga hetimet ka rezultuar se administratori i subjektit “CFO Pharma” ka përdorur dy subjekte të tjera, “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania”, për krijimin e faturave dhe inventarëve fiktivë. Këto veprime kanë pasur si qëllim përfitimin financiar nëpërmjet skemave të rimbursimit të barnave nga FSDKSH.

Hetimet kanë filluar pas kallëzimit të shtetasit I.Sh., administrator i subjektit “Medicamenta”, i cili është importues ekskluziv farmaceutik i licencuar dhe i kontraktuar me FSDKSH për rimbursimin e disa barnave. Ai ka informuar se subjekti “CFO Pharma” dhe subjektet “Pharma Plus” dhe “Medix Albania”, në bashkëpunim me nëpunës publikë të FSDKSH, kryejnë veprimtari të kundërligjshme. Kjo veprimtari konsiston në veprime fiktive të shitjes dhe blerjes së produkteve “Foster” dhe “Trimbow”. Si pasojë e këtyre veprimeve/inventarëve fiktivë, përfitonin nga FSDKSH fonde rimbursimi në shuma të konsiderueshme monetare.

Masat e sigurimit të caktuara janë si më poshtë:

  • Alba Zylfo: “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
  • Jona Berberi: “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur”
  • Lorela Ballabani: “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur”
  • Frigul Milla: “Arrest në burg”
  • Spartak Zekja: “Arrest në burg”
  • Zade Mali: “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra publike”
  • Esjana Gjishti: “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra publike”
  • Romina Agalliu: “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”
Scroll to Top