Protesta Iran, Trump ofron ndihmë, 65 viktima

Protesta në Iran/ Trump: SHBA-të janë të gatshme ta ndihmojnë vendin të gjejë lirinë

Gjatë protestave kundër regjimit në Iran, 65 persona kanë humbur jetën dhe 2.311 të tjerë janë arrestuar. Protestat filluan si një revoltë kundër krizës ekonomike dhe janë shtrirë në rreth 100 qytete, duke u kthyer në një sfidë të hapur për regjimin e Ali Khamenei.

Ndërkohë, presidenti Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do t’u ofrojnë ndihmë protestuesve. Ai ka përsëritur së fundmi se vendi i tij do të ishte i gatshëm të ofronte mbështetje për ata që demonstrojnë në Iran. “SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë!!!”, ka shtuar ai.

Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë lloj mbështetjeje po nënkupton Trump, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrje ushtarake. Duke folur një ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë, ai ka paralajmëruar se do ta godiste Teheranin “shumë fort” nëse qeveria “fillon të vrasë njerëz”.

Scroll to Top