Kaos dhe trazira në Iran, numri i viktimave arrin në 12 pas protestave në vend. Të paktën 30 qytete të paralizuara nga tubimet.
Irani vijon të jetë i përfshirë nga kaosi dhe trazira. Protestat kanë përfshirë vendin, duke u shoqëruar me përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Për rreth 7 ditë, qytetarët vijojnë të protestojnë, duke paralizuar të paktën 30 qytete.
Grupet e të drejtave të njeriut njoftuan se të paktën katër persona u vranë të shtunën gjatë protestave në Iranin perëndimor. Numri i viktimave, që nga fillimi i protestave, ka arritur në 12, përfshirë edhe anëtarë të forcave të sigurisë.
Protestat masive, të nxitura fillimisht nga kostoja e jetesës, filluan më 28 dhjetor në Teheran, ku tregtarët mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste kundër rënies ekonomike.
