Protesta në Peru: 75 të plagosur jashtë Kongresit

Dhuna shpërtheu jashtë Kongresit peruan, duke lënë të plagosur të paktën 75 persona. Mes të lënduarve, 55 janë oficerë policie. Incidentet më të rënda u regjistruan pranë ambienteve të Kongresit të enjten, gjatë një proteste të organizuar nga të rinjtë dhe grupe shoqërore.

Presidenti i Perusë, José Jerí, ka bërë të ditur se janë kryer 10 arrestime. Autoritetet dyshojnë se individë të infiltruar kanë nxitur dhunën, duke shfrytëzuar protestën fillimisht paqësore për të krijuar trazira.

Presidenti Jerí ka deklaruar se do të përdoren pamjet e policisë dhe kamerave të Bashkisë së Limës për të identifikuar personat përgjegjës për kriminelët që u infiltruan në demonstratë për të shkaktuar kaos.

Scroll to Top