PAMJET/ Protestuesit ndërpresin festën e Bashkisë në Vlorë: Poshtë qeveria!
Qindra banorë të Vlorës rrethuan mbrëmjen e sotme teatrin “Petro Marko”, ku bashkia po zhvillonte një festë për festat e fundvitit. Protestuesit më pas hapën me forcë portën e teatrit dhe hynë brenda, duke bërë thirrje për rrëzimin e qeverisë.
“Poshtë qeveria”, “Poshtë qeveria”, ishin mes thirrjeve të protestuesve. Ata gjithashtu përsëritën kërkesën: “Duam ujë”. Protestuesit vlonjatë pushtuan sallën dhe kërkuan që kryetarja e bashkisë të dilte t’i takonte.
