Protesta Shqiptare, Hungarezët & Sporti në faqet e para

Lexoni faqet e para të gazetave “Panorama” dhe “Panorama Sport”.

Në faqen e parë të gazetës “Panorama” do të lexoni: Një komb në protestë, shqiptarët mblidhen në Tiranë me thirrjen “Rama ik!”. Kryeministri hungarez shprehet: “Fundi i një regjimi, kur njerëzit nuk kanë më frikë pushtetin!”. Komentet e personaliteteve publike theksojnë këtë moment historik:

  • Elez Biberaj: “Ky është zgjim qytetar. Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri!”
  • Veton Surroi: “Protestat po shndërrohen në një lëvizje kundër kapjes së shtetit!”
  • Fatos Lubonja: “Rama ka djegur disa breza, të rinjtë na befasuan!”
  • Genc Burimi: “Kancelaritë europiane duhet t’ia thonë hapur Edi Ramës: It’s over!”
  • Petro Koçi (akuzë ndaj Ballukut): “Bulevardi digjet, korrupsioni krihet!”
  • Arben Malaj: “Rama me manekinet, s’mund ta ndryshojnë historinë e PS-së!”
  • Ornela Çuçi (pyetje për Kryeministrin): “O Ramë, ku i ke institucionet?”
  • Radio France: “Mobilizimi i parë i madh qytetar kundër gjithë kastës politike!”
  • Gazetarja e CNN: “Jo më protestë për flamingot, por lëvizje e gjerë kundër qeverisë!”

Në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” do të lexoni:

  • SHOW MUST GO ON: Botërori më i madh i historisë ngre sot siparin me ndeshjen Meksikë-Afrika e Jugut.
  • E gjithë Bota për t’i marrë trofeun Mesit.
  • Shkodranët pranojnë vështirësinë financiare, FIFA dënon Vllazninë.
  • Gjyqi i jep të drejtë, Belouizdad paguan 550 mijë euro.
  • Dinamo e mbyll me Meksin, Egnatia largon Buriçin dhe Poçin.
  • Goditje në Vlorë, Flamurtarit i bllokohet merkatoja.
Scroll to Top