Protestë Durrës kundër projektit TID, banorët kundër shembjes

Banorët e Durrësit protestuan para Kryeministrisë kundër projektit TID.

Parulla të tilla si “Stop vjedhjes” dhe “Stop projektit TID” ishin të pranishme në duart e protestuesve nga Durrësi gjatë demonstratës para Kryeministrisë.

Protestuesit i bënë thirrje qeverisë të ndërhyjë për të rishikuar vendimin dhe për të respektuar të drejtën e tyre të pronësisë. Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat derisa projekti të anulohet në formën e tij aktuale. Përveç protestave, ata kanë ndjekur edhe rrugën ligjore.

74 familje kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre në zonën pranë amfiteatrit, duke e cilësuar projektin si të padrejtë, selektiv dhe me elementë korrupsioni.

Banorët shprehen se janë njoftuar papritur se shtëpitë e tyre do të prishen për t’iu liruar vend një lulishteje publike, pa u konsultuar dhe pa dhënë pëlqimin e tyre.

Ata pretendojnë se procesi i shpronësimit po kryhet me çmime referencë që nuk pasqyrojnë vlerën reale të pronave.

Në mbështetje të familjeve të prekura, qytetarë të ndryshëm kanë firmosur një peticion kundër shpronësimeve, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe abuzive.

Scroll to Top