Protestë kundër bllokimit të skuterave në Tiranë

Qindra skuterë elektrikë janë sekuestruar gjatë dy ditëve të fundit nga Policia Rrugore, pas një urdhri të publikuar në Facebook nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Të nxitur nga ky veprim, qytetarët e Tiranës kanë njoftuar se do të protestojnë nesër, të mërkurën, në orën 10:00 para Policisë Rrugore.

Në njoftimin për protestë thuhet se “Rrëmbimi i monopatinave përmes një urdhri vetëm në Facebook, të mërkurën ora 10:00 protestë para Policisë Rrugore!”. Sipas tyre, sekuestrimi është bërë në shkelje të hapur të ligjit, duke ekspozuar qytetarët ndaj kostove financiare të padrejta dhe cenimit të pronës private.

Qytetarët pronarë të këtyre mjeteve shprehin shqetësimin dhe nuk dinë çfarë të bëjnë. Ata ftohen të mblidhen ditën e mërkurë, ora 10:00, para Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë për të kërkuar llogari mbi këtë aksion.

Leave a Comment

Scroll to Top