12 punonjës të OKB-së lirohen nga rebelët Houthi në Jemen
Dymbëdhjetë punonjës të Kombeve të Bashkuara në Jemen, të cilët ishin ndaluar nga rebelët Houthi, janë larguar sot me avion nga kryeqyteti Sana, bëri të ditur OKB-ja. Gjithashtu, tre anëtarë të tjerë të stafit ndërkombëtar të OKB-së në Jemen janë liruar, duke çuar në 15 numrin total të personave të liruar.
Ata ishin mbajtur të ndaluar prej disa ditësh në kompleksin e OKB-së në Sana, në të cilin Houthit kishin hyrë me forcë të shtunën. Megjithatë, sipas deklaratës së OKB-së, 53 punonjës të tjerë të saj vazhdojnë të mbahen në mënyrë arbitrare nga rebelët Houthi.
Rebelët Houthi janë një lëvizje e armatosur pro-iraniane që kontrollon pjesën më të madhe të territorit të Jemenit, një nga vendet më të varfra të Gadishullit Arabik, që prej afro 10 vitesh ndodhet në gjendje lufte.
