Putin & Pezeshkian bisedojnë për armëpushim; Moska mohon informata

Moska mohon të ketë dhënë informacion për bazat amerikane në rajon; Putin telefonon presidentin iranian, bën thirrje për armëpushim

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian zhvilluan një bisedë telefonike për konfliktin aktual. Sipas një njoftimi të Kremlinit, gjatë bisedës, presidenti rus ripërsëriti thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe kthimin te një “zgjidhje politike dhe diplomatike”.

Gjatë bisedës telefonike, Pezeshkian shprehu mirënjohje për solidaritetin e Rusisë dhe e informoi Putinin mbi situatën, sipas të dhënave të Kremlinit.

Njoftimi i Kremlinit vjen pas raportimeve se Moska po i ofron Teheranit informacione për sulme ndaj objektivave amerikane në rajon. Irani është një aleat i ngushtë i Rusisë, megjithatë, mediat raportojnë se Moska heziton të ndërhyjë drejtpërdrejt pasi është e angazhuar në luftën kundër Ukrainës. Gjithashtu, Moska nuk dëshiron të rrezikojë marrëdhëniet me presidentin amerikan Donald Trump për shkak të Iranit.

Scroll to Top