Putin-Orbán në Kremlin: Propozim për takim Trump-Putin në Budapest

Orbán vizitë në Kremlin, Putin: Do të isha i lumtur nëse do të takohesha me Trump në Budapest për t’i dhënë fund luftës

Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur në Moskë kryeministrin hungarez Viktor Orbán. Orbán u takua gjithashtu me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, teksa hyri në ambientet e Kremlinit.

Gjatë nisjes së takimit, Putin u shpreh se do të ishte i lumtur të zgjidhte Budapestin si vendin e bisedimeve me ish-presidentin amerikan Donald Trump, me qëllim dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Putin dhe Trump kishin rënë dakord në tetor për t’u takuar në kryeqytetin hungarez, por Trump më pas e anuloi takimin, duke thënë se nuk donte që të ishte humbje kohe.

Scroll to Top