Putin: Rusia gati për luftë me Europën, Kremlini fton liderët e BE-së në Moskë për bisedime
Rusia është e hapur për rifillimin e dialogut me vendet evropiane, deklaroi të mërkurën ndihmësi presidencial Yury Ushakov. Ai shtoi se udhëheqësit e Evropës Perëndimore janë ata që kanë shmangur kontaktin, jo Moska.
“Evropianët po refuzojnë të gjitha kontaktet… edhe pse Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se nëse ndonjë udhëheqës evropian dëshiron të flasë, është i mirëpritur të vijë në Moskë.”
“Nga ana jonë, ne nuk kemi asgjë kundër rifillimit të kontakteve”, tha Ushakov në një konferencë për shtyp.
Bashkimi Evropian ka mbështetur në mënyrë aktive Kievin me ndihmë financiare dhe ushtarake dhe ka vendosur sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë. Blloku gjithashtu është përpjekur të sekuestrojë asetet sovrane ruse të ngrira në qendrën Euroclear në Belgjikë për të financuar Ukrainën. Moska ka paralajmëruar se do ta konsideronte çdo veprim të tillë si “vjedhje” të plotë.
Më herët, Putin deklaroi se, edhe pse nuk kërkon konflikt me Europën, nëse kjo e fundit dëshiron luftë, Moska nuk do të ngurronte dhe do të ishte gati.
